Skip to content
Skip to service links: contact, tools, help, the group
Skip to search
Skip to main navigation
Skip to sub navigation
Skip to Footer with links to masthead, print, email a friend and disclaimer
 

Shansi juaj për të bërë një ndryshim

A jeni duke kërkuar për një sfidë që është më shumë sesa thjesht një punë? Mirësevini në DHL! Ne ju japim shansin për të bërë një ndryshim.

DHL u siguron të diplomuarve dhe atyre që fillojnë karrierën mundësi të ndryshme për t’u bërë pjesë e projekteve ngazëllyes, të kontrollojnë sfidat e vështira dhe të marrin përsipër përgjegjësi – mënyra e duhur për të filluar karrierën tuaj.

Programet tona për të diplomuarit ju përgatisin në mënyrën më optimale për këto sfida – dhe karrierën tuaj të ardhshme.
Në një nivel botëror, DHL ofron programe të ndryshëm për të diplomuarit:

Si pjesë e zhvillimit tuaj profesional, ne ju ofrojmë një sferë të gjërë të kurseve dhe programeve të arsimit të mëtejshëm, që ju sigurojnë aftësitë dhe njohurinë e nevojshme për të siguruar suksesin tuaj në mjedisin tuaj të punës.
Kjo përfshin mundësi të trainimit në njohuritë dhe aftësitë e ndryshme të ekspertëve dhe të funksionimit, drejtim, aftësi shoqërore dhe teknikat e administrimit në mylearningworld.net, porta jonë e mësimit në internet.
Gjithashtu kemi zbatuar sistemi ynë i administrimit të paraqitjes. Ai na garanton që të vlerësojmë potencialin e punonjësve tanë që nga fillimi. Kjo na lejon që të mbështesim zhvillimin tuaj për të ardhmen.

Zhvillohuni me ne!

Pavarësisht nëse jeni një i diplomuar që kërkoni të filloni drejtpërdrejt një karrierë ose dikush që tashmë ka njëfarë përvojë profesionale – Gjeni mundësinë e duhur për ju duke shqyrtuar faqen e PunëveNew Window tona ose duke marrë pjesë në një nga programet tanë.