Skip to content
Skip to service links: contact, tools, help, the group
Skip to search
Skip to main navigation
Skip to sub navigation
Skip to Footer with links to masthead, print, email a friend and disclaimer
 

Bashkohuni me ne, dhe bëhuni pjesë e një ekipi të mrekullueshëm

Ju na ndihmoni që të përmirësojmë shërbimet tona – dhe ne ju mbështesim në çuarjen përpara të zhvillimit tuaj profesional.

DHL i kënaq klientët e tij duke u ofruar një sferë të gjërë të shërbimeve me cilësi. Ne i kënaqim punonjësit tanë duke u siguruar një shumëllojshmëri të mundësive ngazëllyese të karrierës.

Si pjesë e DHL, ju luani një rol të rëndësishëm në dhënien e shërbimeve dhe zgjidhjeve me cilësi për klientët tanë. Ne ofrojmë një numër të ndryshëm mundësish sfiduese në funksione dhe aspekte të ndryshëm të biznesit tonë.

Mund të jeni duke punuar në role të ndryshëm, ngazëllyes në funksionet tona të përditshme dhe të mbështetjes, qoftë në porte detarë ose aeroporte, magazina ose qendra të shërbimit, zyrat tona ose në rrugë.
Si pjesë e zhvillimit tuaj profesional, jemi të angazhuar që t’ju mbështesim në përmirësimin e aftësive tuaja dhe zgjerimin e ekspertizës tuaj.

Nëpërmjet trainimeve të ndryshëm në vend, si dhe në mylearningworld.net, porta jonë e mësimit në internet, ofrojmë një sferë të gjërë mundësish për arsim, trainim dhe zhvillim të mëtejshëm.

Trainimi në vendin e punës, që është i rëndësishëm që ju të fitoni aftësitë, njohurinë dhe çertifikimin për t’ju ndihmuar që të reagoni më mirë ndaj kërkesave të punës tuaj, sigurohet gjithashtu.
Disa prej mundësive të ndryshme të trainimit dhe zhvillimit të siguruar mbulojnë:
  • Trainim për njohurinë dhe aftësitë e ndryshme përkatëse të funksionimit
  • Trainim për shëndetin dhe sigurinë
  • Trainim dhe kurse për drejtimin
  • Kurse të gjuhës
  • Trainim të aftësive shoqërore
  • Teknika të administrimit bazë

Përmirësohuni me ne!

A dëshironi të jeni pjesë e DHL? Atëherë bashkohuni me ekipin tonë! Ne sigurojmë mundësi për ekspertë dhe specialistë funksionalë dhe të mbështetjes në shumë fusha të funksionimit anembanë botës.
Gjeni mundësinë e duhur për ju duke shqyrtuar faqen e PunëveNew Window tona ose duke marrë pjesë në një nga programet tanë.