Skip to content
Skip to service links: contact, tools, help, the group
Skip to search
Skip to main navigation
Skip to sub navigation
Skip to Footer with links to masthead, print, email a friend and disclaimer
 

DHL ofron më shumë se një punë

Përjetoni shpirtin e punës tek DHL.

Zhvillohuni me sfidat e reja

Si ndërmarrja kryesore botërore e logjistikës, DHL ofron një sferë të gjërë të sfidave dhe mundësive të punës interesante në sektorët tanë të ndryshëm anembanë botës.

Ne vazhdimisht ju inkurajojmë të zgjeroni horizontet tuaj dhe të përmbushni potencialin tuaj përmes një sferë të gjërë dhe të shumëllojshme të mundësive për të mësuar dhe për t’u zhvilluar.

Në mylearningworld.net, porta jonë e mësimit në internet, mund të përfitoni nga një spekter i gjërë i programeve të zhvillimit professional që mbulojnë kursë të gjuhëve, trainim të aftësive shoqërore, metoda të administrimit dhe tema të tjera thelbësore.

Sistemi ynë i administrimit të paraqitjes na ndihmon në njohjen e potencialit tuaj, të vlerësimit të paraqitjes tuaj dhe në planifikimin e vazhdueshëm të zhvillimit të karrierës tuaj me ju.

Pavarësisht nëse merrni pjesë në një nga programet tanë për të diplomuarit ose bëni një nga kurset e shumtë të mësimit elektronik, gjithnjë do t’ju mundësojmë që të merrni përsipër përgjegjësi dhe do të inkurajojmë zhvillimin tuaj personal dhe profesional.

Bëni një ndryshim botëror

DHL i jep mundësi çdo punonjësi për të marrë iniciativën, për t’u përfshirë në mënyrë aktive në ekipe të ndryshëm dhe për të arritur rezultate të lartë të ndikimit që me të vërtetë bëjnë një ndryshim.

Programi ynë Zgjidhja e Parë, një element kryesor i strategjisë tonë të zhvillimit, synon të përmirësojë paraqitjen tone në çdo pikë të kontaktit me klientët tanë, përmes kontributeve individualë dhe punës në ekip. Sondazhi i Opinionit të Punonjësit (EOS) vjetor ju jep punonjësve tanë mundësinë për të bërë që të dëgjohet zëri i tyre. Veprime merren mbështetur në komentet e dhënë për të na ndihmuar që të përmirësohemi vazhdimisht dhe të ecim përpara si një ndërmarrje.

Nga idetë dhe opinionet individuale në një mënyrë të qëndrueshme të përmirësimit të proceseve: Tek DHL, e njohim, e respektojmë dhe e shpërblejmë angazhimin tuaj personal, si dhe e vlerësojmë punën në ekip dhe shkëmbimin e ideve, në mënyrë që të krijojmë më shumë vlerë.

Jini krenar i arritjes sonë të përbashkët

Tek DHL, do të jeni pjesë e një ekipi të fortë që respekton punonjësit, shoqërinë dhe mjedisin e tij. Do të shoqëroheni me njerëz nga e gjithë bota dhe do të keni shansin për të përjetuar shpirtin e veçantë ndërkombëtar të DHL.

Shumë nga punonjësit tanë janë të angazhuar personalisht në një sferë të gjërë iniciativash që u sjellin përfitime njerëzve në komunitete anembanë botës.

Ekipi ynë i Reagimit ndaj Katastrofave (DRT) vepron për të shpëtuar jetë menjëherë pas katastrofave natyrore. DHL gjithashtu përpiqet të shërbejë si një shembull në betejën botërore kundër ndryshimit të klimës. Shërbimi ynë “Kalo në të Gjelbërt” u lejon klientëve që të kompensojnë për emëtimin e karbonit të prodhuar nga transporti në projekte të caktuar për pakësimin e karbonit.

Ne tek DHL mbështesim dhe nxisim në mënyrë të ndërgjegjshme shumëllojshmërinë, në mënyrë që të krijojmë një kulturë gjithëpërfshirëse që ju lejon të kontriuboni më të mirën tuaj. Nëpërmjet programeve dhe iniciativave të ndryshme të Shumëllojshmërisë, ne përpiqemi që të ndikojmë tek dhe të përziejmë talentet e shumtë të punonjësve tanë të shumëllojshëm në një formulë fituese – jo vetëm për ndërmarrjen, por gjithashtu edhe për ju.

Si një punonjës i DHL, mund të krenoheni çdo ditë për atë që arrijmë së bashku.