Skip to content
Skip to service links: contact, tools, help, the group
Skip to search
Skip to main navigation
Skip to sub navigation
Skip to Footer with links to masthead, print, email a friend and disclaimer
 

Udhëzuesi i Marrësit për Detyrimet dhe Taksat

Mësoni gjërat tehmelore mbi detyrimet dhe taksat për të kuptuar se kush paguan dhe pse.
Mallrat e Blera Online për Përdorim Personal

Ju mund të ngarkoheni me detyrime dhe taksa doganore për diçka të blerë online sepse:
  • Detyrimet dhe taksat zakonisht nuk përfshihen në çmimin e mallrave që ju bleni online, dhe mund të mos jenë përfshirë në kostot e përgjithshme të transportit që ju i paguani kompanisë online.
  • Kur ju bleni mallra online, disa ose të gjitha këto mallra mund të mos kenë të njëjtën origjinë me vendin ku jetoni, duke qenë rrjedhimisht subjekt për detyrim doganor, që është një tarifë ose taksë e caktuar mbi mallrat ndërsa transportohen përmes kufijve ndërkombëtare.
  • Kur mallrat nuk janë dërguar brenda shtetit, ose brenda një unioni doganor të vetëm, si psh. Bashkimi Europian, ju jeni përgjegjës për të paguar çdo detyrim dhe taksë hyrëse që autoritetet doganore lokale në vendin tuaj e mendojnë të përshtatshme.
  • Për të siguruar që korrieri i DHL të dorëzojë sa më shpejt mallrat tuaja pasi ato të kenë mbërritur në shtetin ose unionin tuaj doganor, DHL paguan tek autoritetet doganore çdo detyrim ose taksë të detyrueshme për mallrat në emër tuaj.
  • Pasi detyrimet dhe taksat t’i jenë ripaguar plotësisht DHL-së, mallrat do të dorëzohen tek ju.
  • Detyrimet e pagueshme, nëse ka, varen nga origjina e dërgimit të mallrave, lloji i mallrave, vlera e blerjes së tyre dhe pesha e dërgesës.
Kur ju bleni mallra online, ju duhet të kontrollini gjithmonë nëse ato janë nisur në adresën tuaj nga:
  • Shteti juaj
  • Një shtet tjetër
  • Jashtë unionit doganor të shtetit tuaj
Shënim: Në rast se ju bleni mallra për qëllime tregtare, aplikohen rregulla të tjera.