Skip to content
Skip to service links: contact, tools, help, the group
Skip to search
Skip to main navigation
Skip to sub navigation
Skip to Footer with links to masthead, print, email a friend and disclaimer
 

Dërgimi i Mallrave Me ose që Permbajnë Bateri Litiumi

Duke nisur nga 1 Prill 2016, Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) ka vendosur rregulla më të rrepta për transportin e Baterive Litium të cilat paketohen dhe transportohen të veçuara/në sasi të mëdha (UN3480/PI965).
Një variacion i madh mallrash elektronike të fuqizuara nga Bateritë Litium, janë ndikuar nga rregullat e reja, pavarësisht nëse ato janë të karikueshme (Litium Ion) ose të pakarikueshme (Litium Metal). Rregullat zbatohen kur:
  • Bateritë Litium janë paketuar dhe transportohen si sende individuale. Shembull: Bateri të Veçuara/Bateri të lidhura në seri
  • Bateritë Litium janë paketuar veçmas por transportohen me paisjen në të njëjtën kuti. Shëmbull: Një aparat celular me një Bateri Litium të zëvendësueshme.
  • Bateritë Litium përmbahen ose jane instaluar në paisje dhe si rrjedhojë transportohen në të njëjtën kuti. Shëmbull: Një kompjuter tablet me një Bateri Litium të integruar brenda paisjes, e cila nuk mund të hiqet ose zëvendësohet nga përdoruesi.
Për shkak të rritjes së problemeve lidhur me sigurinë, të ngritura nga industria e aviacionit, rregullat IATA që drejtojnë transportin e Baterive Litium janë shtrënguar dhe linjat ajrore rrjedhimisht duhet të zbatojnë këto rregulla më rreptësisht.
Ju lutemi mbani parasysh se transporti i sigurt i këtyre produkteve në rrugë ajrore dhe pajtimi i plotë me rregullat e IATA është përgjegjësi ligjore e Dërguesit. Për shkak të këtij fakti, IATA ka krijuar një udhëzues për të ndihmuar Dërguesit të kuptojnë dhe të pajtohen me rregullat.

Më tej, çdo person, kompani ose entitet i identifijkuar si Dërguesi në waybill-in e dërgesës DHL Express është ligjërisht përgjegjës të sigurojë pajtim 100% me rregullat e rishikuara të IATA. Kjo përgjegjësi vazhdon edhe në rast se dërgesa që përmban Bateritë Litium nuk i përket ose nuk është përgatitur faktikisht nga personi, kompania ose entiteti i identifikuar në waybill.
Për të shmangur ndonjë pasojë të padëshiruar, ju lutemi njoftoni DHL Express kurdo që doni të nisni dërgesa që përmbajnë Bateri Litium. Ekipi i ekspertëve tanë do t’iu udhëzojë me kënaqësi përmes Rregullave të IATA për Mallrat e Rrezikshme.
Pas një vendimi të IATA/ICAO për ndalimin e Baterive Metalike Litium të lirshme në avionët e pasagjerëve duke filluar nga Janari 2015, DHL Express gjithashtu nuk mund të pranojë këto bateri në rrjetin e saj. Rregullat e IATA/ICAO aplikohen mbi bateritë Metalike Litium të paketuara në mënyrë të lirshme bazuar në Seksionin II, PI-968 ndërsa bateritë Metalike Litium të paketuara me paisjen (PI-969) ose të përfshira në paisje (PI-970) janë të pranueshme për transport si më pare. Nuk ka ndryshim në rregullat e Baterive Litium Ion.

Për PI-967 dhe PI-970 ka një kërkesë që dërgesa të jetë e kufizuar në maksimumin e 2 pakove (secila duhet të përmbajë maksimumi 4 pila ose 2 bateri të përmbajtura në pajisje).

Në rast se dërgesa ka më shumë se 2 pako, zbatohet aplikimi i etiketës së trajtimit të baterive litium (dhe kërkesat pasuese).

Ky kufizim i 2 pakove për dërgesë hyn në fuqi vetëm duke filluar nga 1 Janar 2017, duke qenë se rregullat parashikojnë një periudhë ndryshimi prej 12 muajsh, gjithësesi, dërguesve iu rekomandohet që ta implementojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në vazhdim të ndryshimeve nga ICAO/IATA në fuqi nga 1 Prill 2016, PI-965 është e ndaluar në avion pasagjerësh. Për këtë arsye ne ofrojmë një shërbim të kufizuar në disa destinacione. PI-965 Seksioni II kërkon aprovim të veçantë për numrin e llogarisë. Për më shumë informacion jeni të lutur të kontaktoni me përfaqësuesit lokalë të DHL. Bateritë Litium Ion të paketuara me pajisjen (PI-966) ose të përmbajtura në pajisje (PI-967) janë të pranueshme për transport.

Kujdes!

Bateritë e Litiumit të cilat janë ose dyshohen si difektoze apo të dëmtura përbëjnë rrezik të lartë për personelin dhe asetet,dhe nuk do të lejohen në avion në asnjë lloj rrethane.
Kur Bateri Litiumi të dëmtuara apo difektoze janë te vendosura brenda një laptopi, aparati celular apo ndonjë paisje tjetër, ato duhet të hiqen përpara se DHL të pranojë dergesën.