Skip to content
Skip to service links: contact, tools, help, the group
Skip to search
Skip to main navigation
Skip to sub navigation
Skip to Footer with links to masthead, print, email a friend and disclaimer
 

Këshilla për Paketimin

Pakot mund të udhëtojnë për shumë mijra milje nëpër rrjetin global të sofistikuar të DHL-së për të mbërritur në destinacionet e tyre. Në DHL bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që dërgesat të dorëzohen gjithmonë në kohë dhe në gjëndje të shkëlqyer.
Paketimi i pakove tuaja me materialet dhe kujdesin e përshtatshëm ndihmon që dërgesat tuaja të mbërrijnë të sugurta dhe pa dëmtime.

Cila është më e Mira për Atë që Ju po Dërgoni?

Paketimi cilësor është kyç për parandalimin e dëmtimit. Vlerësimi i nevojave tuaja të paketimit është një hap thelbësor për të përcaktuar çfarë është më e mirë për llojin e mallrave që ju dëshironi të transportoni.

Elementet thelbësore të paketimit përfshijnë:
express_packaging_packing_considerations_480x155

Paketimi Mbron Dërgesën Tuaj

Paketimi cilësisor është kritik për mbrojtjen e dërgesës suaj gjatë transportit. DHL ofron një gamë produktesh paketimi të cilat janë të provuara dhe të testuara. Gjithësesi, nëse preferoni të përdorni materialet tuaja, në vazhdim do të gjeni disa instruksione të përgjithshme.
Materiali
  • Përdorni gjithmonë kuti kartoni cilësore të valëzuara për pakot. Për artikujt delikatë ose të rëndë, rekomandohen struktura me dy ose tre shtresa.
  • Shmangni ripërdorimin e kutive të vjetra sepse atom und të kenë humbur një pjesë të ngurtësisë së tyre.
Fortësia
  • Kontrolloni për vulën e prodhuesit e cila ju jep informacion mbi llojin e strukturës dhe fortësinë e një kutie. Pyesni furnitorin tuaj të kutive për më shumë informacion sipas kërkesës.
  • Referojuni specifikave të kutisë për të zgjedhur paketimin e përshtatshëm për peshën e dërgesë suaj.
Madhësia
  • Kutitë e pambushura plotësisht mund të përmbysen dhe kutitë e mbi-mbushura mund të çahen. Parandalojeni këtë gjë duke zgjedhur një kuti me madhësinë e duhur për përmbajtjen që po transportohet.

Zbatoni Teknikat e Paketimit

Këtu mund të gjeni disa parime të rëndësishme të zbatueshme për paketimin e brendisë së dërgesës suaj.
express_packaging_pack1_193x138

Mos Lini Hapësirë të Lirë

Është e rëndësishme të mbushni plotësisht hapësirat e lira brenda kutisë për të evituar lëvizjen e përmbajtjes gjatë tranzitit, e cila mund të shkaktojë dëmtim ndaj brendisë dhe kutisë.

Distancë 6 cm

Vendosini gjithmonë artikujt që po transportohen në qendër të kutisë me një distance të paktën 6 cm nga paretet ose cepat e jashtëm.
express_packaging_pack2_155x128

express_packaging_pack3_193x138

Mbështillini Artikujt Individualisht dhe Përdorni Ndarës

Kur jeni duke nisur artikuj të shumë në një pako të vetme, gjithmonë mbështillni secilin artikull individualisht dhe ndajini me shtesa të valëzuara ose materiale të tjera ndarëse sipas rastit.

Mbroni me anë të një Vule të Mirë

Si shiriti ngjitës që ju keni zgjedhur ashtu edhe mënyra sesi vulosni dëgesën bëjnë ndryshimin në mbrojtjen e bredisë së dërgesës nga ekspozimi ndaj dëmtimit gjatë tranzitit.

Përdorni Shirit Ngjitës të Ndjeshëm ndaj Presionit

  • Shirit ngjitës poliproplilene (shirit plastik kaf)
  • Shirit ngjitës vinil (shirit elektrik)
  • Shirit letre i përforcuar me fibra (shirit ngjitës)

Evitoni të Përdorni

  • Shirit Letre Kraft
  • Shirit Celofani
  • Spango

Ngjitja H

Sigurohuni që të gjithë pjesët e bashkuara të vulosen me metodën H:
  • Vendosni 1 rrip shiriti përgjatë pjesës së bashkuar në qendër
  • Vendosni 2 rripa shiriti përmes të dy pjesëve anësore të bashkuara
express_packaging_seal1_193x138

Vendosja e Etiketës së Dërgesës

Shfaqja e dukshme e etiketës së dërgesës është e rëndësishme për të siguruar që dërgesa juaj të lëvizë shpejt nëpër rrjetin e DHL-së.
express_packaging_label_193x276

Etiketa e Dërgesës

Fiksoni mire etiketën e dërgesës në pjesën e sipërme të sipërfaqes së kutisë së dërgesës. Kjo do të na ndihmojë ne për të mbajtur dërgesën tuaj me drejtim lart sa më shumë që të jetë e mundur gjatë tranzitit!
 

Shkarkoni Udhëzuesit