Skip to content
Skip to service links: contact, tools, help, the group
Skip to search
Skip to main navigation
Skip to sub navigation
Skip to Footer with links to masthead, print, email a friend and disclaimer
 

Termat dhe Kushtet: Shipping Nga DHL Express

Kushtet tona standarde dhe kushtet e transportit për dërgesat e shprehin.

TERMAT DHE KUSHTET E TRANSPORTIT TË DHL EXPRESS (“Termat dhe Kushtet”)

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Kur porositni shërbimet e DHL-së, ju, si “Dërgues”, bini dakort, në emrin tuaj dhe të marresit të dërgesës (“Marrësi”) dhe cdokujt tjetër që ka interes tek Dërgesa mbi te cilën keto Termat dhe Kushtet do të zbatohen.
“Dërgesë” do të thotë të gjitha dokumentat ose pakot që udhëtojnë nën një waybill dhe të cilat mund të transportohen me anë të çdo njërës nga mënyrat që zgjedh DHL, përfshirë transportin ajror, rrugor apo ndonjë mënyrë tjetër transporti. Një “waybill” përfshin çdo identifikues Dërgesë ose dokument prodhuar nga DHL apo Dërguesi nga sisteme të automatizuara sic jane etiketë, barkode, waybill apo shënim dorëzimi si edhe çdo version elektronik prej saj. Çdo Dërgesë transportohet në një bazë të kufizuar përgjegjësie siç shpjegohet këtu më poshtë. Nëse Dërguesi kërkon mbrojtje më të madhe, atëherë siguracioni mund të behet me një kosto shtesë. (Ju lutem shihni më poshtë për më shumë informacion). “DHL” do të thotë çdo anëtar i Rrjetit të DHL Express.

Tetor 1, 2016

GARANCIA E KTHIMIT TË PARAVE TË DHL EXPRESS – TERMAT DHE KUSHTET

SHENIM I RENDESISHEM

DHL, sipas kërkesës së klientit dhe subjekt i kufizimeve të përshkruara më poshtë, kthen kreditin ose rimburson pagesën shtesë, premium, të paguar nga klienti për një dërgesë DHL Express, e cila është dorëzuar më vonë se shërbimi DHL i dorëzimit të cituar.

E vlefshme nga 1 Korrik 2017

Për më shumë informacion, ju lutem telefononi ekipin lokal të Shërbimit të KlientitShërbimit të Klientit të DHL Express