Skip to content
Skip to service links: contact, tools, help, the group
Skip to search
Skip to main navigation
Skip to sub navigation
Skip to Footer with links to masthead, print, email a friend and disclaimer
 

Vetëdija ndaj mashtrimit dhe parandalimi

Si drejtues në transportin ndërkombëtar të mallrave, marka e DHL-së është e njohur në mbarë botën. DHL-ja e trajton me seriozitet mbrojtjen e klientëve të saj dhe të informatave të tyre të ndjeshme. Ne ju inkurajojmë që të jeni të vetëdijshëm për sjelljet e mundshme të mashtrimit nga palët dashakeqe që përdorin markën e DHL-së.

Përdorimi mashtrues i markës së DHL-së

Janë bërë përpjekje për të mashtruar blerësit nëpërmjet internetit, me anë të përdorimit të paautorizuar të emrit dhe markës së DHL-së, nëpërmjet komunikimeve dhe grafiqeve me postë elektronike (e-mail), të cilat në sipërfaqe duket se e kanë origjinën nga DHL-ja.

Në shumicën e rasteve, komunikimet kanë të bëjnë me shitjen e mallrave të konsumatorit nëpërmjet internetit, ku pagesa mund t’u kërkohet para se të bëhet shpërndarja e mallit.

Ju lutemi, po ju këshillojmë që DHL-ja nuk jua kërkon pagesën në këtë mënyrë. DHL-ja mbledh vetëm paratë e nevojshme për shpenzimet përkatëse të transportit zyrtar të DHL-së.

Ky njoftim sigurimi nuk ndikon në detyrimin që ka një person në pritje të mallit për të paguar tarifat e transportit, doganës, TVSH-së apo tarifa të ngjashme, kur ato duhen paguar siç duhet në momentin e shpërndarjes.

DHL-ja nuk pranon përgjegjësi për shpenzimet, tarifat apo pagesat që janë bërë në mënyrë të parregullt, si rezultat i aktiviteteve mashtruese.

Ju lutemi, po ju këshillojmë që nëse keni marrë një postë elektronike që ju sugjeron që DHL-ja po mundohet t’ju dërgojë një paketë, duke ju kërkuar të hapni dokumentin e bashkëngjitur në postën elektronike, në mënyrë që të bëhet shpërndarja, ky është një mashtrim, paketa nuk ekziston dhe bashkëngjitja mund të jetë një virus kompjuteri.

Ju lutemi të mos e hapni bashkëngjitjen. Kjo postë elektronike dhe bashkëngjitja e saj nuk vijnë nga DHL-ja.

Nëse keni dyshime për integritetin e një faqeje interneti që përdor markën e DHL-së, ju lutemi të përdorni faqet e internetit të DHL-së nëpërmjet faqes sonë globale.

Ju lutemi të raportoni pranë Shërbimit të Klientëve të DHL-së (DHL Customer Service) kur merrni posta elektronike mashtruese ose të dyshimta nga DHL-ja.