Skip to content
Skip to service links: contact, tools, help, the group
Skip to search
Skip to main navigation
Skip to sub navigation
Skip to Footer with links to masthead, print, email a friend and disclaimer
 
10000 1000 1000 true
Logjistikës së Qëndrueshme

Si Zhvillohet një Industri me Efiçensë Karboni nga Inovacioni i Biznesit dhe Green Demand

Shkarko Studime Drejt Logjistikës së Qëndrueshme New Window

Zgjidhje Logjistike Ambientale

Ndryshimi i klimës është një nga sfidat më të mëdha me të cilat ndeshet gjenerata jonë. Gjithnjë e më shumë autoritetet dhe konsumatorët presin që biznesi të llogarisë, konsiderojë dhe të pakësojë emetimet e tyre.

Një report i kujdesshëm i emetimit të gazit të greenhouse (GHG) është hapi i parë për të patur një logjistikë sa më ekologjike.

DHL ofron dy shërbime - Carbon Report – dhe një Online Carbon dashboard të avancuar.

Carbon Report

  • Plane emetimi të gjeneruara nga transporti juaj brenda rrjetit të DHL-së
  • Mund të përgatitet në bazë mujore, tremujore dhe vjetore
  • Llogaritja mbështetet tek “Greenhouse Gas Protocol Product Lifecycle Accounting and Reporting Standard”
  • Llogaritja mbështetet tek EN 16258 “Methodology for calculation and declaration of energy consumption and GHG emissions of transport services”

Online Carbon Dashboard

Ka të gjithë benefitet e Carbon Report, plus:

  • Plane emetimi nga gjithë supply chain i transportit tuaj – duke përfshirë rrjetet e palëve të treta
  • Plane emetimi në nivel dërgese individuale
  • Pikëpamje fleksibile të raporteve të karbonit – mundëson matje të thjeshta të përmirësimeve të emetimit
  • Mundësi për simulim dhe akses në gjurmën dhe efiçensën e karbonit
  • Asiston optimizimin e supply chain dhe vendimmarrjen strategjike

Brenda supply chain ka shumë mënyra për të pakësuar emetimin.

  • Ne jemi ekspertë në proçeset logjistike eko-efiçente
  • Ne punojmë bashkë me ju për të krijuar zgjidhje të përshtatura
  • Ne synojmë të përmirësojmë përmasat e efiçencës dhe të minimizojmë impaktin e logjistikës suaj në mjedis
Zona të veçanta të mundësive, përfshijnë:

  • Menaxhim i karburantit dhe automjeteve
  • Optimizimi i flotës
  • Ndryshim modal
  • Dizenjim i rrjetit
  • Prona të patundshme me energji efikase

  • Offset plotësisht i çertifikuar për emetimin e gazit të greenhouse tuaj përmes kontributit në projektet për mbrojtjen e klimës të njohura botërisht
  • Verifikim i autorizuar nëpërmjet palëve të treta (SGS) i emetimeve të offset
  • Çertifikim vjetor për përdorim publik
Ju lutemi mbani parasysh se shërbimi climate neutral është i disponueshëm vetëm në kombinim me një Carbon Report të avancuar.

Rritja dhe efiçenca në biznesin e sotshëm duhet të jenë të balancuara me “zero mbeturina”, burimeve të rinovueshme, ripërtëritjen klimaterike, dhe matjes së rendimentit ekologjik.

DHL Envirosolutions ofron një gamë zgjidhjesh, si:

  • Menaxhimi I Mbeturinave: Zgjidhje globale pë mbledhjen dhe riciklimin e mbeturinave tuaja të derdhura, me synimin e konvertimit të kostos në të ardhura thjeshton dhe mbështet synimet tuaja për ‘zero mbeturina’
  • Përgjegjësi e Zgjeruar e Prodhuesit: Mbledhja e të dhënave, riciklimi fizik, dhe paisja me evidencë për të përmbushur kërkesat koplekse legjislative, duke ju lejuar të fokusoheni në thelbin e biznesit tuaj
  • Lead Environmental Partner: Programet tona për konsulencë dhe suport shtrihen në gjithë supply chain tuaj, që nga angazhimi i punonjësve deri tek dizenjimi gjithëpërfshirës i rrjetit, duke ju ndihmuar gjithashtu të përmbushni objektivat tuaja ekologjike të mallrave.