Skip to content
Skip to service links: contact, tools, help, the group
Skip to search
Skip to main navigation
Skip to sub navigation
Skip to Footer with links to masthead, print, email a friend and disclaimer
 

Zgjidhjet e gjelbërta

Videos
false false

Programi GoGreen

Close

Programi GoGreen

Programi GoGreen

/content/dam/Local_Images/g0/New_aboutus/green_solution/GreenSolutions/204x99_video_image/video_gogreen_204x99.jpg /jcr:content/renditions/cq5dam.thumbnail.140.100.png /jcr:content/renditions/cq5dam.thumbnail.140.100.png
Links Info

Arritje në mbrojtjen mjedisore

2001: Deutsche Post DHL Group krijon një ekip të korporatës për mjedisin duke vlerësuar rëndësinë në rritje të çështjeve mjedisore.
2002: DHL Suedi fillon “Grøna Ton” (Tonazhi i Gjelbërt), shërbimi ynë i parë ‘i gjelbërt’ me vlerë të shtuar për të promovuar karburantet e rinovueshme.
2005: DHL Paketat Gjermani fillon programin e parë të saj “Grüne Paket” (“Paketat e gjelbërta”), një shërbim i transportit të paketave neutral ndaj karbonit.
2006: Shërbimet e transportit neutral ndaj karbonit bëhen të disponueshme për klientët e DHL Ekspres në disa vende europiane.
2007: Shërbimi i transportit neutral ndaj karbonit fillon për klientët e postës me pakicë dhe atyre të biznesit në Gjermani.
2007: Me programin e tij GOGREEN, DPDHL është siguruesi i parë logjistik që angazhohet për synimin e 2020-tës të shkurtimit të prodhimit të CO2 me 30%.
2008: DHL Zinxhiri i furnizimit ka magazinën e parë neutrale ndaj karbonit në Mbretërinë e Bashkuar me një pompë të nxehtësisë së burimit dhe ndriçim të ri elektrik.
2009: Deutsche Post DHL Group transporton mbi 700 produkte GOGREEN, duke kompensuar për 38,600 tonë të CO2 në projekte të mbrojtjes së klimës.
2010: Numri i transporteve vjetore GOGREEN ngjitet në 1.7 miliardë.
2010: Shërbimi GOGREEN vihet në dispozicion edhe për klientët e DHL Dërgimi botëror anembënë botës.
2010: DHL Ngarkesa fillon të ofrojë raporte të CO2-së në disa rajone. Klientët mund të kompensojnë për emëtimet e tyre mbështetur në këto raporte.
2010: DHL Dërgimi botëror i ngarkesës fut Tabelën e Karbonit, një mjet i raportimit në internet për t’u treguar klientëve emëtimet e tyre të CO2.
2011: DHL Paketat Gjermani tani transporton të gjitha paketat nga klientët privatë në mënyrë neutral ndaj karbonit pa asnjë kosto shtesë.
2011: Për të marë çertifikata të kompensimit të emëtimit, Deutsche Post DHL Group fillon projetin e vetë të saj të mbrojtjes së klimës në Lesoto.
2012: Shërbimet e transportit neutrale ndaj karbonit janë tani në dispozicion të klientëve të DHL Ekspres në rreth 60 vende anembanë botës.
2012: DHL Ekspres fillon shërbimet e raportimit të verifikuara nga jashtë: Klientët tashmë mund të ndjekin prodhimin e CO2-së të dërgesave të tyre.
Rrugë të optimizuara për transportin, automjete alternative udhëtimi dhe magazina me energji efikase: Ka shumë mënyra për të ulur emetimet CO2 që dëmtojnë mjedisin dhe ndikimet e tjera ndaj mjedisit gjatë transportimit dhe magazinimit të mallrave.

Duke punuar me klientët tanë, ne duam që ta rrisim këtë potencial. Në DHL, ne këtë e quajmë të BËHEMI TË GJELBËR. Ne besojmë se mbrojtja e mjedisit dhe suksesi i biznesit nuk janë vetëm të pajtueshëm, po janë të lidhur ngushtë.

Produktet dhe shërbimet GOGREEN

Me përvojën tonë dhe praninë tonë globale, ne mund t’ju ofrojmë klientëve tanë të biznesit një portofol të gjerë me produkte dhe shërbime të gjelbra. Duke hartuar Raporte të detajuara mbi KarboninExternal Link / New Window*, ne ju tregojmë atyre se ku janë për sa i përket emetimeve të gazrave të dëmshëm. Edhe pse emetimet CO2 kanë ndikimin më të madh të logjistikës mbi ndryshimin e mjedisit ne raportojmë edhe gazra të tjerë të dëmshëm (GHG) të tillë si metan ose oksid i azotuar Dhe në pajtim me standardin për gjithë sektorët të pranuar në gjithë botën "Përgjegjësia dhe Raportimi i Ciklit të Jetës së Produkteve të Gazrave të Dëmshëm" ne po ashtu marrim parasysh edhe emetimet e tjera që lindin nga prodhimi dhe transportimi i karburantit dhe energjisë.
Në shërbimin tonë të Optimizimit të të qënit të gjelbërExternal Link / New Window*, ne punojmë me klientët për të identifikuar fushat për përmirësim dhe mënyrat për të arritur uljen e emetimeve të gazrave të dëmshëm. Ne e analizojmë të gjithë zinxhirin e logjistikës së klientëve tanë dhe punojmë me ta për të optimizuar rrugët e tregtisë dhe mënyrat e transportit. Përveç kësaj ne sugjerojmë mënyra për të përmirësuar perfomancën e tyre të përgjithshme mjedisore.
Dhe për të kompensuar emetimet e pashmangshme, ne ofrojmë shërbime Neutrale për MjedisinExternal Link / New Window*. Duke marrë pjesë në skemën vullnetare të tregtisë së emetimeve, ne blejmë kredite të karbonit nga projekte të përzgjedhura, duke ulur kështu emetimet dhe duke i mundësuar komunitetet vendore që të përfitojnë. Që nga janari 2014, ne jo vetëm që mënjanojmë CO2 por edhe gazrat e tjerë të dëmshëm si për shembull metanin ose oksidin e azotuar duke e çuar politikën tonë TË BËHEMI të GJELBËR nga neutrale ndaj karbonit në neutrale ndaj mjedisit. Bazuar në Protokollet për Produktet GHG ne po ashtu përfshimë emetimet nga prodhimi dhe transporti i karburanteve dhe i energjisë.

* Ju lutemi vini re se këto lidhje i referohen faqjen tonë globale, që është vetëm në anglisht.