Shërbime Doganore – Kontrolli i Veprimeve të Importit dhe Eksportit
DHL Express është specialiste ndërkombëtare në transport, me njohuri dhe eksperiencë të gjerë në trajtimin e çështjeve doganore në mbarë botën. Për qetësinë dhe sigurinë tuaj, ne ofrojmë një gamë të gjerë suporti doganor për proçese zhdoganimi standarte si edhe proçese zhdoganimi jo-rutinë. Duke siguruar që zhdoganimi të jetë një proçes i qetë dhe efikas, ne sigurojmë që dërgesat tuaja të mbërrijnë sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe ju krijojmë mundësinë të fokusoheni lirshëm në biznesin tuaj.