Skip to content
Skip to service links: contact, tools, help, the group
Skip to search
Skip to main navigation
Skip to sub navigation
Skip to Footer with links to masthead, print, email a friend and disclaimer
 

Transporti i Baterive Litium

Për shkak të rritjes së shqetësimit mbi sigurinë nga industria e aviacionit, rregullat e ICAO/IATA që udhëheqin transportin e Baterive Litium janë forcuar dhe linjat ajrore rrjedhimisht duhet të zbatojnë këto rregulla me më shumë rigorozitet.

Transporti i sigurt i këtyre dërgesave në rrugë ajrore dhe përputhja e plotë me rregullat e ICAO/IATA është përgjegjësi ligjore e Dërguesit. Në funksion të këtij fakti, IATA ka krijuar një udhëzues për të ndihmuar Dërguesit të kuptojnë dhe të veprojnë në përputhje me këto rregulla.
Dërgesat me përmbajtje Bateri Litiumi të cilat duhet të kenë marketime ose etiketa bateri litiumi, duhet të kenë numër llogarisë të aprovuar për mallrat e rrezikshme.

Bateritë e litiumit metalike të paketuara në përputhje me Seksionin II të instruksioneve të paketimit 968 (vetëm bateri litiumi metalike) janë të ndaluara në Rrjetin e DHL-së për sherbimet me Kohë të Përcaktuar.

Bateritë litium me jone të paketuara në përputhje me instruksionet e paketimit 965 janë të ndaluara në avion pasagjerësh, DHL Express ofron një shërbim të kufizuar.

Kujdes!

Bateritë e Litiumit të cilat janë ose dyshohen si difektoze apo të dëmtura përbëjnë rrezik të lartë për personelin dhe asetet,dhe nuk do të lejohen në avion në asnjë lloj rrethane.
Kur Bateri Litiumi të dëmtuara apo difektoze janë te vendosura brenda një laptopi, aparati celular apo ndonjë paisje tjetër, ato duhet të hiqen përpara se DHL të pranojë dergesën.