Ankesë? Kompliment? Kontaktoni Direkt me Drejtuesit!
Në DHL Express ne angazhohemi për të ofruar cilësi shërbimi të shkëlqyer dhe ne përpiqemi ta kryejmë mirë që herën e parë, çdo herë! Gjithësesi, në ndonjë rast, shërbimi ynë mund të mos jetë në nivelet e larta që ju prisni nga ne. Nëse ky është një rast i tillë, atëherë Qirjako Koçollari (Drejtor i Përgjithshëm) dhe Elira Marku (Supervizore e Shërbimit me Klientët) duan të dëgjojnë të parët ankesat tuaja.
Sigurisht që qindra klientë mbështeten tek DHL Express çdo ditë për dërgesat e tyre dhe nëse ne realisht ju kemi bërë përshtypje, Qirjako Koçollari dhe Elira Marku do të dëshironin të dëgjonin edhe mbi këtë gjë.
Të kuptuarit e mendimeve tuaja mbi shërbimin që keni marrë – i mirë apo i keq – është jetësor për të na ndihmuar ne për t’i dhënë formë biznesit tonë në mënyrë që t’ju shërbejmë sa më mirë. Kështu që thjesht zgjidhni Qirjako Koçollari ose Elira Marku dhe vërini në dijeni mbi mendimin tuaj. Ju lutemi, përfshini numrin tuaj të telefonit nëse dëshironi t’ju kontaktojmë!
Qirjako Koçollari dhe Elira Marku do të sigurojnë që ankesat tuaja të shqyrtohen menjëherë dhe ju do të merrni një përgjigje brenda një dite pune.
Nëse ju nevojitet ndihmë e menjëhershme kontaktoni Shërbimin me Klientët të DHL Express.
Gjurmimi