Skip to content
Skip to service links: contact, tools, help, the group
Skip to search
Skip to main navigation
Skip to sub navigation
Skip to Footer with links to masthead, print, email a friend and disclaimer
 

Informacion Ligjor

Termat dhe Kushtet e Web-it te DHL-se dhe deklarimi i angazhimit te DHL-se per mbrojtjen e privatesise ne faqet e saj te internetit.

Faqja e internetit te DHL-se-Termat dhe Kushtet

Ne kete faqe, ju do te gjeni nje version standard te Kushteve dhe Termave te Faqes se Internetit te DHL-se. Jeni te lutur te keni parasysh qe ne disa vende mund te zbatohen terma dhe kushte te ndryshme.

Termat dhe Kushtet qe perdoren per faqen e internetit te DHL-se jane si me poshte:

E drejta e autorit

E drejta e autorit, per kete publikim, i perket DHL International GmbH.

Autorizimi per Riprodhim

Çdo person mund te riprodhoje pjese te materialit qe ndodhet ne kete faqe interneti ne perputhje me kushtet e meposhtme:
  • Materiali duhet te perdoret vetem per qellime informimi dhe jo per qellime komerciale
  • Materiali nuk mund te modifikohet
  • Markave tregtare te DHL-se nuk mund ti behen kopje te pa-autorizuara
  • Çdo kopje qe i behet pjeseve te ketij materiali duhet te permbaje shenimin e meposhtem
 Copyright © DHL International, Ltd. All Rights Reserved.

Markat tregtare te DHL-se

'DHL', 'DHL Worldwide Express', 'DHL Express', ‘DHL Parcel’, ‘DHL eCommerce’, 'DHL Freight', 'DHL Supply Chain', 'DHL Global Forwarding', 'DHL Europlus', 'Jumbo Box', “DHL Economy Select”, “DHLJetline”, ‘DHL Sprintline’, ‘DHL 'Secureline’, ‘DHL Express Easy’, ‘DHL Easy Shop’ , ‘DHL Connect’, ‘EasyShip’ jane markat tregtare te DHL International GmbH dhe te grupit te kompanive te DHL-se, te cilat jane te regjistruara te pakten nga nje juridiksion. Per perdorimin e ketyre markave tregtare nuk mund te jepen ose perdoren licenca. Keto marka tregtare nuk mund te kopjohen , shkarkohen, riprodhohen, perdoren, ndryshohen, ose shperndahen ne ndonje menyre (me perjashtim te rastit kur jane pjese e kopjes se autorizuar te materialit qe ndodhet ne keto faqe interneti, siç eshte percaktuar ne paragrafin e seksionit te mesiperm) pa leje paraprake me shkrim.

Marka dhe Emra te tjere Tregtare

Çdo marke ose emer tregtar tjeter tek i cili behet referim ne kete material i perket pronarit perkates.

Komentet Tuaja

DHL-ja kerkon vleresimin tuaj dhe vlereson idete dhe sugjerimet tuaja por eshte e pamundur t`i pergjigjet çdo komenti individualisht. DHL-ja ka te drejte te perdore dhe te veproje ne lidhje me informacionin qe ju i keni paraqitur.

Perdorimi i karakteristikave Interaktive ne kete site

Ne dobine tuaj, DHL-ja mund te siguroje karakteristika interaktive ne kete faqe interneti, si per shembull i jep akses perdoruesit per komente ose per ndjekjen e dergeses. Ju jeni i autorizuar te perdorni keto karakteristika vetem per qellimet e specifikuara dhe per asnje qellim tjeter.

Pasaktesite e faqes se internetit

Keto faqe interneti mund te permbajne pasaktesi te paqellimshme ose gabime topografike, te cilat rregullohen nga DHL-ja menjehere sapo konstatohen. Informacioni ne keto faqe rifreskohet vazhdimisht dhe gjate ndryshimeve per rifreskimin e tij mund te ndodhin pasaktesi. Interneti mbahet ne menyre te pavarur ne qindra faqe ne te gjithe boten, keshtu qe ndonje pjese e informacionit qe mund te gjeni ne keto faqe mund te vije nga jashte DHL-se. Si rezultat, DHL-ja nuk mban asnje pergjegjesi per permbajtjen e ketyre faqeve.

Viruset

DHL-ja ben gjithçka qe eshte e mundur per te mbajtur sa me larg viruset nga faqet e saj te internetit, por megjithate, ajo nuk mund te siguroje paprekshmerine dhe nuk mban pergjegjesi per viruset. Jeni te lutur te merrni te gjitha masat e nevojshme per mbrojtjen nga viruset perpara se te shkarkoni informacionin nga keto faqe interneti.

Kufizimet e Garancise

Sherbimet, permbajtja dhe informacioni ne kete faqe interneti jane paraqitur ne baza “siç eshte.” DHL-ja, per aq sa eshte e lejuar me ligj, eshte e perjashtuar nga çfaredo lloj garancie qofte te shprehur, te perfshire, te nenkuptuar, te njohur ose jo. DHL-ja, anetaret dhe te liçensuarit e saj nuk perfaqesojne ose garantojne saktesine, sigurine apo afatet kohore te sherbimit, permbajtjes, apo informacionin e siguruar ne ose permes faqes se internetit te DHL-se ne site apo sisteme. Asnje informacion i siguruar nepermjet sistemit te DHL-se ose faqes se internetit do te sherbeje si garanci per aq kohe sa nuk eshte e shprehur nga DHL-ja ne keto terma dhe kushte.

Disa juridiksione nuk lejojne kufizimet e garancive te nenkuptuara, prandaj kufizimet dhe perjashtimet ne kete seksion mund te mos aplikohen tek ju. Nese jeni duke vepruar si perdorues, keto masa kufizimi nuk prekin te drejtat tuaja nese njihen. Ju bini dakord dhe pranoni, qe kufizimet dhe perjashtimet e pergjegjesise dhe garancise te siguruara ne keto Terma dhe Kushte jane te drejta dhe te arsyeshme.

Kufizimi i Pergjegjesise

Per aq sa lejohet nga ligji, ne asnje rast apo ngjarje DHL-ja, antaret e saj, te liçensuarit e saj, apo palet e treta te permendura ne faqen e internetit te DHL-se nuk do te jene pergjegjes per deme indirekte, te veçanta, ndeshkuese apo pasuese, per: humbje apo deme si rezultat i humbjes se te dhenave apo nderprerja e biznesit si pasoje e perdorimit apo mosaftesia per te perdorur faqen e internetit dhe sistemit te DHL-se, sherbimeve, permbajtjes apo informacionit te bazuar si ne garanci, kontrate, akt i denueshem apo nje teorie tjeter ligjore, edhe nese DHL-ja eshte paralajmeruar ose jo per mundesine e ketij demi. Pa asnje kufizim, ne nje mase e lejuar nga ligji, ju bini dakord qe ne asnje rast apo ngjarje, pergjegjesia e DHL-s kundrejt demit (si direkt dhe jo direkt), apo e humbjes, pavaresisht nga veprimi dhe ankesa, menyra e kontraktimit, akteve te denueshme dhe e kunderta, nuk do te kaloje 100 Euro. Ne nje mase e lejuar me ligj, maja e vleresimit e dhene per ju, e theksuar ne keto terma dhe kushte eshte ekskluzive, i perfshin te gjitha dhe jane te limituara tek ato qe jane shprehur per ju ne keto terma dhe kushte.

Produktet dhe Sherbimet

Produktet dhe sherbimet e permendura ne keto faqe interneti jane objekt i Termave dhe Kushteve te DHL-se. Duke qene se keto terma dhe kushte mund te ndryshojne ne varesi te vendit te origjines se dergeses, jeni te lutur te kontaktoni me qendren me te afert te DHL-se, per tu pajisur me nje kopje te termave dhe kushteve, qe zbatohen ne ate vend. Jo te gjitha produktet dhe sherbimet mund te jene te disponueshme ne çdo vend.

Berja publike e informacionit

Çdo informacion qe jepen tek DHL-ja nga vizitoret e faqes se saj te internetit kondiderohet konfidenicial dhe nuk i behet e njohur ndonje pale te trete me perjashtim te rastit kur kerkohet nga kushtet e sherbimit.
DHL International GmbH (tani e tutje referuar si “DHL”) është e lumtur që ju keni vizituar faqen tonë të internetit dhe që jeni të interesuar për kompaninë, produktet dhe shërbimet tona. Për ne është e rëndësishme që të mbrojmë të dhënat tuaja personale gjatë trajtimit të tyre përgjatë të gjithë procesit të biznesit.

Ju lutemi mbani parasysh që kërkesat ligjore në lidhje me mbrojtjen dhe trajtimin e të dhënave personale mund të variojnë nga një vend në tjetrin. Prandaj, nëse vizitoni faqen e internetit të DHL-së së vendit përkatës, do të mësoni më tepër në lidhje me informacionin specifik të vendit, përsa i përket mbrojtjes së të dhënave.
Në vazhdim do t’ju sqarojmë se cili është informacioni që DHL-ja mbledh kur ju vizitoni faqen tonë të internetit, se si ky informacion përpunohet dhe për cfarë qëllimesh specifike.